Sulmoi gazetaren dhe kolegun e saj derisa po bisedonin me imamin e xhamisë, arrestohet një burrë në Vushtrri

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Vushtrri, meqë i njëjti ka sulmuar një gazetare dhe kolegun e saj, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është liruar pas intervistimit.

“Sheshi Hasan Prishtina, Vushtrri 10.11.2023 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull  kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...