Policia Kosovës njofton se dje është arrestuar një person në Lipjan shtetësi te huaj (nën ndikim të alkoolit).
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-me shtetësi te huaj (nën ndikim të alkoolit) pasi që i njëjti duke mos u përfillur urdhrave ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor derisa ishin duke i shqiptuar një tiketë kundërvajtje”, njofton Policia Kosovës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/LipjaniNews/


