Doreen Collyer, 60, me origjinë nga Chester, Angli, është turistja që është mbytur nga një peshkaqen, në një vend popullor për surfing, 21 milje në veri të Perth, Australi.
Gjyshja Doreen ishte transferuar në Australi nga Chester pesë vjet më parë me burrin e saj Dave, përcjell Telegrafi.
Burri i saj, ishte nisur për të takuar gruan e tij të dielën pasdite kur e pa një helikopter mbi plazh.
Ai mbërriti tek barka për të kuptuar lajmin e keq – gruaja e tij ishte mbytur nga një peshkaqen. /Telegrafi/


