Sulmohet në Washington baza ku qëndron aeroplani i presidentit Obama

PUBLIKUAR

Baza ushtarake amerikane, që gjendet në periferi të kryeqytetit amerikan Washington DC, raportohet se është mbyllur për shkak se dyshohet se brenda është një sulmues.

Sulmuesi thuhet se është aktiv dhe gjendet në pjesën ku gjendet qendra mjekësore të bazës.

Policia amerikane është në vendin e ngjarjes, shkruan lajmi.net.

Baza Andrews është shtëpi e aeroplanit presidencial “Air Force One”. Gjendet në Maryland, vetëm katër milje në juglindje të Washingtonit.

Sipas njoftimit në Twitter të kësaj baze, i gjithë personeli është në vend të sigurt, ndërkaq forcat e sigurisë janë në vend të ngjarjes.

Ndonëse nuk ishte e qartë fillimisht nëse mbyllja e kësaj baze ishte pjesë e ndonjë ushtrimi ushtarak, vet baza ka konfirmuar se e gjithë ngjarja është e vërtetë.

“Jemi duke iu përgjigjur një sulmuesi, i cili është aktiv”, ka thënë zëdhënësi i kësaj baze.

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...