Sulmohet fizikisht një mjek në QKUK

PUBLIKUAR

Shërbimi emergjent i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton se më 17 shtator në vendin e tij të punës është sulmuar fizikisht specialisti i mjekësisë emergjente S. B, nga një familjar i një pacienti

 

Rasti menjëherë është proceduar tek Policia e Kosovës e cila në bashkëpunim me organet tjera kompetente po merret me rastin në fjalë. Për rastin në fjalë, drejtori i  shërbimi emergjent ka njoftuar edhe drejtorinë e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës,  duke  shpjeguar se  janë duke u grumbulluar të gjitha faktet për këtë rast.

Stafi i Shërbimit Emergjent në QKUK, përmes një komunikate për media, kërkon nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë të  zbardhin të vërtetën në lidhje me rastin dhe të ofrohet siguri maksimale në punë në mënyrë që të kryejnë punën e tyre pa presione dhe frikë nga familjarët e frustruar  që janë jashtë vetvetes duke menduar  se mjekët janë fajtor për atë çka ju ka ndodhur atyre. Ky nuk është rasti i parë i sulmit ndaj mantelbardhëve të  Qendrës Emergjente , meqë  aty  trajtohen pacientë  me sëmundje të rënda, përfshirë rastet  e varura nga alkooli, droga, por edhe rastet të tjera të të lënduarve me armë zjarri dhe aksidente të ndryshme, ku fyerjet, presionet dhe sulmet fizike ndaj stafit kanë qenë evidente.

Stafi i Shërbimit Emergjent kërkon nga gjithë familjarët e pacientëve të mos pengojnë punën e tyre, por të lejojnë që punën ta kryejnë pa presione ngase  profesionistit shëndetësor është mjaftë e ndjeshme dhe  kërkon intervenim të shpejtë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...