Sulmohet fizikisht këshilltari i Ministrisë së Jashtme

PUBLIKUAR

Këshilltari në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Çerim Bajrami, është sulmuar fizikisht.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në Prizren.

Viktima është goditur nga i dyshuari me boks në hundë duke pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, për Klankosova.tv ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Deri te fjalosja ka ardhur për shkak se i dyshuari me disa të tjerë ka qenë duke lujtur me top ndërsa viktima ka kërkuar nga ata që të ndërpresin lojën e të mos i shqetësojnë”, tha Bytyqi për Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet

Ministri Dimal Basha ka bërë të ditur se po realizohet zgjerimi i rrugës QMI...

Mot i ndryshueshëm, temperatura të larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për sot do të...

Nisma për shkarkim, Lumir Abdixhiku: Nuk e mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm që të nisë menjëherë...