Sulmi ndaj drejtorit të RTK-së, reagon Sindikata e Punëtorëve

PUBLIKUAR

Sindikata e Punëtorëve e RTK- së dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj shtëpisë së drejtorit gjeneral të mediumit publik RTK, Mentor Shala, ku persona të panjohur mbrëmë në mënyrë kriminale sulmuan me granat dore shtëpinë e tij duke terrorizuar fëmijët dhe tërë familjen Shala.

“Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz. Brenda një kohë të shkurtër ndodhën dy sulme ndaj mediumit publik,  ku me datën 22 u sulmua me granat objekti i RTK -së ndërsa mbrëmë  shtëpia e drejtorit të RTK-së Mentor Shala. SPERTK nuk dëshiron të paragjykoj motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet fyerjet, të cilat po bëhen kohës së fundit në adresim të RTK-së”, thuhet në reagim.

SPERTK i bënë thirrje organeve të drejtësisë sa me shpejtë t’i ndriçojnë këto raste kriminale dhe kryesit e këtyre veprave të vihen para drejtësisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...