Sulme ndaj serbëve në Gorazhdec të Pejës (VIDEO)

PUBLIKUAR

Shumë plumba u gjuajtën në drejtim të kësaj shtëpie mëngjesin e së hënës.

Në Gorazhdec të Pejës, pati edhe djegie të një veture e demolim  të këtij lapidari që gjendet në këtë fshat.

Fatmirësisht në krejt këto sulme nuk pati të lënduar, ndonëse familja tre anëtarëshe e Sasha Petroviqit ishte më e rrezikuara.

Vetë kryefamiljari këtë sulm e cilësoi si qëllim i prishjes së bashkëjetesës në mes fqinjëve,njofton Klan Kosova.

E duke qenë se nuk është sulmi i parë që po ndodhë në këtë fshat, përfaqësuesi i këtushëm Sllobodan Petroviq, po thotë se banorët  këtushëm kanë nisur të ndihen të pasigurt.

Sulmi për kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq është ndaj të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë, ndaj ai ka thënë se do paraqes ankesë në NATO e EULEX.Paralajmëroi vizitë në këtë vend.

Kronikë nga Lindita Dedinca.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...