Shumë plumba u gjuajtën në drejtim të kësaj shtëpie mëngjesin e së hënës.
Në Gorazhdec të Pejës, pati edhe djegie të një veture e demolim të këtij lapidari që gjendet në këtë fshat.
Fatmirësisht në krejt këto sulme nuk pati të lënduar, ndonëse familja tre anëtarëshe e Sasha Petroviqit ishte më e rrezikuara.
Vetë kryefamiljari këtë sulm e cilësoi si qëllim i prishjes së bashkëjetesës në mes fqinjëve,njofton Klan Kosova.
E duke qenë se nuk është sulmi i parë që po ndodhë në këtë fshat, përfaqësuesi i këtushëm Sllobodan Petroviq, po thotë se banorët këtushëm kanë nisur të ndihen të pasigurt.
Sulmi për kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq është ndaj të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë, ndaj ai ka thënë se do paraqes ankesë në NATO e EULEX.Paralajmëroi vizitë në këtë vend.
Kronikë nga Lindita Dedinca.


