Dje në Magurë të Lipjanit janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të huaj azilkërkues të cilët nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë kishin shkuar dhe tentuar të futën me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë, Lipjan.
Gjatë përpjekjeve për mos ti lejuar të dyshuarit të futen brenda në qendër janë lënduar pesë zyrtarë policor, transmeton LipjaniNews.
Si pasoj e rastit zyrtarët policor dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë, thuhet në raport nga Policia.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet.
LipjaniNews/


