Sulm i armatosur ndaj liderit të opozitës në Turqi

PUBLIKUAR

Eksorta e liderit të opoiztës së Turqisë, Kemal Kiliçdaroglu është sulmuar gjatë shkembimit të zjarrit midis ushtrisë turke dhe forcave të partisë kurde PKK, transmeton Gazeta Express.

Mediat turke raportojnë që kryetari i partisë Republikane CHP ka qenë në eksortën e cila po drejtohej në qytetin lindor Artvin. Gjatë rrugës në afërsi të qytetit kanë shpërthyer shkëmbime zjarri dhe sipas raportimeve të parë edhe automjeti ku ndodhej Kiliçdaroglu është qëlluar. Edhe truprojat e liderit turk kanë hapur zjarr ndaj sulmuesëve që pretendohet se janë anëtarë të partisë kurde PKK.

Mësohet se pas sulmit gjëndja e liderit opozitar të jetë e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në sulm u plagısën 3 ushtarë turq.

Por gazetari i CNNTurk pretendon se sulmi ishte drejtpërdrejt ndaj eksortës së kryetarit të CHP dhe një person ishte gati për ta goditur me Zoll por u ndalua nga sigurimi i liderit opozitar.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...