Sukses ndërkombëtarë, Loredana “pushton” Gjermaninë

PUBLIKUAR

Nuk ka më asnjë lloj dyshimi se Loredana është reperja më e suksesshme e momentit dhe Spotify sapo na e vërtetoi sërish këtë gjë. Në bazë të statistikave më të fundit, reperja shqiptare ka qenë artistja më e dëgjuar e këtij viti në Spotify në Gjermani.

Loredana ka lënë pas edhe emra të njohur të hip hop-it në Gjermani si Capital Bra, Samra, Celine dhe Juju. Këngët më të dëgjuara të Loredanës kanë qenë “Kein Wort”, “Nich Verdient” dhe “Labyrinth”. Loredana ka ndarë postimin e Spotify në profilin e saj dhe ka treguar se është shumë krenare për këtë sukses të saj.

Ndërkohë para një jave reperja publikoi një pjesë të dokumentarit, që trego jetën e saj. Në pjesën e parë të tij u shfaq edhe Mozzik, i cili foli për ndarjen e bujshme nga Loredana, raportin mes tyre dhe ribashkimin

“Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka.Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë”, u shpreh Mozzik.

 

 

“Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë”, tha ndër të tjera reperi gjatë dokumentarit për partneren.

SHIKO MË SHUMË

U ofendua rëndë nga tifozët, Sasa reagon ashpër

Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në...

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...