Subaru zbulon një makinë elektrike garash me 1,073 kuaj fuqi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Subaru është ende i ri për makinat elektrike, por kjo nuk po e pengon prodhuesin të zbulojë projekte më ambicioze.

Mediat e huaja raportojnë se prodhuesi i automjeteve ka prezantuar dy koncepte EV në Tokio Auto Salon, duke përfshirë makinën e tij të parë të garave, tërësisht elektrike, përcjell Telegrafi.

 

Bëhet fjalë për koncepti STI E-RA, automjetin e ardhshëm të pistave të Subaru-së me 1,073 kuaj fuqi totale nga katër motorët e tij Yamaha.

Ndërsa bateria 60 kWh është relativisht e vogël, Subaru ka besim se E-RA mund të “lulëzojë” në pistë.

Kompania planifikon të testojë E-RA në qarqet e garave japoneze më vonë në 2022.

Ashtu si VW, kompania është serioze në lidhje me EV-të dhe mund të prodhojë makina me performancë të lartë përveç transportuesve të zakonshëm të njerëzve.

Subaru është vonë me makinat elektrike në krahasim edhe me kompanitë ekzistuese si VW, Mercedes dhe GM, dhe mund t’i duhet të lëvizë shpejt nëse dëshiron të konkurojë me rivalët e tij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...