Suarezi dëshiron të jetë i Arsenalit dhe të korrë sukses

PUBLIKUAR

Denis Suarez ka lënë të kuptohet fuqishëm se dëshiron të mbetet pjesë e Arsenalit edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Anësori spanjoll iu bashkua Arsenalit si lojtar i huazuar nga Barcelona për pjesën e mbetur të sezonit, me klubin londinez që e ka mundësinë për ta blerë atë përfundimisht, transmeton Gazeta Express.

Topçinjve do t’iu duhet t’ia paguajnë Barçës 20.9 milionë euro, nëse duan ta mbajnë spanjollin edhe pas mbarimit të periudhës së huazimit të tij.

Edhe pse nuk ka qenë titullar për Arsenalin asnjëherë deri tani dhe komenteve këmbëngulëse të trajnerit Unai Emery se ai nuk është i gatshëm të luajë 90 minuta, Suarez duket se synon të qëndrojë gjatë në Emirates.

“Qëllimi im është të jem i suksesshëm këtu, të luajë mirë dhe të ndihem i rëndësishëm”, tha spanjolli.

“Dua të bëhem lojtar i rëndësishëm për klubin. Iu bashkova Arsenalit për të luajtur shumë dhe për të qenë lojtar i rëndësishëm. Jam i vendosur të luaj mirë dhe të jem sukses në këtë klub të madh”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...