Denis Suarez mund të transferohet në Napoli gjatë kësaj vere
Me fushori spanjoll, Denis Suarez mund të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar.
Sipas të përditshmes sportive italiane, Corriere dello Sport, ish anëtari i Villareal ka zgjuar interesimin e Napolit, përcjell Express.
Por, Corriere dello Sport shkruan se Barcelona vështirë se do të heq dorë nga 23 vjeçari.
Në radarin e Napolit është edhe ylli i ri ukrainas, Oleksandr Zinchenko. 20 vjeçari është lojtari i Manchester Cityt, por gjatë kësaj vere do të huazohet te ndonjë skuadër tjetër për të marrë përvojë. /Express


