Suarez: Superkupa nuk është fituar ende

PUBLIKUAR

Luis Suarez ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij te Barcelona se ata kanë shumë punë për të bërë, në mënyrë që të mbyllin fitoren e Superkupës së Spanjës ndaj Sevillas.

Barcelona triumfoi 2:0 në stadiumin e Sevillas, Ramon Sanchez Pizijuan të dieleën, por humbi Jeremy Mathieun dhe kapitenin Andres Iniesta, pasi pësuan disa lëndime që ende nuk i dihet diagnoza.

Ishte Suarez që zhbllokoi rezultatin me një gol në minutën e 54-të, para se zëvendësuesi Munir El Haddadi, të vulos rezultatin përpara ndeshjes së kthimit që zhvillohet të mërkurën.

“Superkupa nuk është e fituar. Ne duhet të japim gjithçka”, ka thënë Suarez për gazetarët, transmeton Telegrafi.

“Duket se jemi të dënuar për të luajtur 95 minuta në nivelin më të lartë, por ne e dimë se si është me këtë klub. Në gjysmën e dytë kemi bërë një ndeshje të madhe kundër një rivali të ri, i cili paraqiti shumë vështirësi për Barcelonën”, përfundoi sulmuesi uruguaian.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...