Suarez: Nuk ka nevojë për panikë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se nuk ka nevojë për panikë te Barcelona.

Suarez këmbëngul se të gjitha ekipet do të lëshojnë ende pikë këtë sezon dhe se do të ketë ende shumë punë deri në fund.

“Secili ekip lëshon pikë në tabelë dhe ju kurrë nuk i dini se si mund të jenë rezultatet. Eshtë një kampionat shumë i mirë dhe një që ka skuadra të forta”.

“Ka pesë ekipe spanjolle në Ligën e Kampionëve, dhe kjo do të thotë se ne kemi shumë ndeshje me skuadra të forta”.

“Ne e dimë të gjithë se sa skuadra të forta ka. Reali dhe Atletico, ashtu si Valencia dhe Sevilla përkrah të tjerëve tashmë e kanë treguar forcën e tyre”, u shpreh Suarez./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...