Suarez mendon se Messi është lojtari më i mirë në histori të këtij sporti
Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, i cili luan me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Leo Messi, që nga viti 2014, e ka vlerësuar argjentinasin si më të mirin të të gjitha kohërave, transmeton Gazeta Express.
Suarez, Neymar e Messi kanë krijuar një treshe sulmuese të frikshme dhe uruguaiani nuk ka dyshime se Messi është më i miri në histori të futbollit.
“Messi është më i miri në histori”, tha Suarez për “Onda Cero”.
“Ai gjithashtu është shumë human, më ka mirëpritur shumë mirë kur erdha te Barcelona”, shtoi ai. /Express


