Suarez ka më shumë gola se të gjithë sulmuesit e Real Madridit së bashku

PUBLIKUAR

Shumë persona e kanë dyshuar në Luis Suarezin, por uruguaiani e ka dëshmuar se ende di si të shënojë gola dhe tashmë i ka nëntë në gola këtë sezon në La Liga, më shumë se të gjithë sulmuesit e Real Madridit së bashku.

Në moshën 31-vjeçare, Suarez ua ka kthyer kritikëve të tij në mënyrën më të mirë të mundshme, përfshirë het-trikun ndaj Real Madridit fundjavën e kaluar në “Camp Nou”, si dhe dygolëshin ndaj Rayo Vallecanos këtë të shtune, transmeton Gazeta Express.

Suarez tani është golashënuesi më i mirë i Barçës pas 11 javësh në ligë, para Lionel Messit.

Uruguaiani, bashkë me Cristhian Stuani dhe Iago Aspas, prijnë në listën e golashënuesve në La Liga me nga nëntë gola, që është më shumë se katër golat e Gareth Bale, tri të Karim Benzemas dhe një i Marco Asensios së bashku.

Në Ligën e Kampionëve, megjithatë, Suarez ende ka probleme pasi nuk ka shënuar gol këtë sezon, por do ta ketë mundësinë ta thyejë akullin të mërkurën, kur Barcelona e viziton Interin në një ndeshje të fazës grupore. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...