Suarez i përgjigjet Griezmannit: Ti s’e di çfarë do të thotë të jesh uruguaian

PUBLIKUAR

Sulmuesi francez Antoine Griezmann gjithmonë ka qenë adhurues i kulturës së Uruguait, saqë ka pohuar se ndien që Uruguai është shteti i tij i dytë. Por, ylli i Barcelonës, Luis Suarez është i prerë në reagimin e tij ndaj francezit.

Diego Godin, qendërmbrojtësi i Uruguait, është mik i ngushtë i Griezmannit me të cilin sulmuesi i Atleticos thotë se i pëlqen shumë ta shijojë pijen tradicionale ‘mate’ dhe aspektet tjera të kulturës së Uruguait, transmeton Gazeta Express.

Griezmann ka shkuar aq larg saqë ka thënë se ndihet gjysmëuruguaian.

Suarez, megjithatë, nuk e blen këtë dhe thotë se homologu i tij nuk e kupton çfarë do të thotë të jesh me prejardhje nga vendi i tij.

“Antoine thotë se është gjysmëuruguaian, por ai është francez dhe nuk e di se çfarë do të thotë të jesh uruguaian”, ka thënë Suarez.

“Ai nuk e di kush jemi ne apo çfarë duhet të bëjmë ne për të qenë të suksesshëm në futboll. Atij i pëlqejnë traditat dhe mund ta flasë gjuhen e njëjtë, por ne ndihemi ndryshe”, shtoi ai ./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...