Suarez: Goli me thembër, më i miri në karrierën time

PUBLIKUAR

Luis Suarez e ka quajtur golin me thembër kundër Real Mallorcas si më të mirin në karrierën e tij të shquar.

Sulmuesi i Barcelonës e mposhti Manolo Reinan me një goditje befasuese dhe të papritur me thembër pas një aksioni të rrjedhshëm të katalonasve të shtunën në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

“Është goli më i mirë në karrierën time”, tha Suarez pas ndeshjes.

“E dija se ishte një kënd i ngushtë dhe mundësia e vetme që e kisha ishte ta godisja topin me thembër. Ernesto Valverde më thotë nganjëherë se unë i humb shanset më të thjeshta dhe i shënoj ato më të vështira”, shtoi ai.

Barcelona bëri paraqitje brilante duke fituar 5:2 dhe Suarez thotë se kjo tregon se skuadra po e rifiton vetëbesimin.

“Kjo tregon se ne po e rifitojmë vetëbesimin ndeshje pas ndeshjes”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...