Suarez e shkatërron mbrojtësin e Lyonit edhe pa e prekur topin

PUBLIKUAR

Qendërsulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez, tregoi se çfarë mund të bëjë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Lyonit, kur e la të shtangur mbrojtësin kundërshtar, Marcelo Guedesin.

Suarezi nuk ka qenë në formën e tij më të mirë për shumë ndeshje të këtij sezoni, pasi që paraqitjet e tij kanë qenë herë të mira e herë më të dobëta, transmeton Gazeta Express.

Embedded video

Daniel Edwards 💚@DanEdwardsGoal

Luis Suárez pulling one out from the old Riquelme bag of tricks

1,960 people are talking about this

Përkundër që i ka shënuar 22 gola që nga gushti i vitit të kaluar, ish-sulmuesi i Liverpoolit është kritikuar shumë për humbjen e shumë rasteve të tjera të mira për të shënuar.

Për shkak që ai tani është 32-vjeçar, shumë tifozë dhe analistë kishin filluar të dyshojnë nëse Suarezi e posedon edhe tani talentin që e kishte shfaqur në Premierligë dhe sezonet e kaluara me Barcelonën.

Por, mbrëmë, në fitoren 5:1 të Barcelonës, Suarezi mori shumë lëvdata për trikun që ia bëri mesfushorit të Lyonit.

Suarezi i ndihmoi Barcelonës ta sigurojë një vend në çerekfinale, ku mund të përballet me Tottenhamin, Ajaxin, Manchester Unitedin, Porton, Juventusin, Liverpoolin ose Manchester Cityn. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...