Ai është i gatshëm të ulë pagën e tij dhe të luajë edhe një sezon tjetër në nivelin më të lartë, para Kupës së Botës që nis në nëntor.
Barcelona e sheh Suarezin si një plan B të mirë në rast se dështojnë për ta transferuar Robert Lewandowskin.
Luis Suarez u largua nga Barcelona në verën e vitit 2020, duke u transferuar te Atletico Madridi, atje ku e fitoi La Ligan qysh në sezonin e tij të parë. /Gazeta Express/