Suarez dhe Cavani shënojnë në fitoren bindëse të Uruguait ndaj Ekuadorit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

uguai e ka nisur në mënyrë të përkryer Kupën e Amerikës, duke e mposhtur 4:0 Ekuadorin që luajti me 10 futbollistë në Belo Horzonte të dielën mbrëma.

Golat nga Nicolas Lodeiro, Luis Suarez, Edinson Cavani dhe autogoli nga Mina Meza i dhuruan Uruguait një fitore të rehatshme në ndeshjen e parë në Grupin C të kupës së Amerikës, raporton Gazeta Express.

Uruguai kaloi në epërsi herët në ndeshje, kur Nicolas Lodeiro shënoi pas një pasimi nga Suarez.

Gjërat për Ekuadorin u vështirësuan shumë pas më pak se gjysmë ore lojë, kur Jose Quintero u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Suarez dhe Cavani shënuan nga një herë para përfundimit të pjesës së parë, duke e dërguar Uruguain në pushim mes pjesëve me një epërsi prej tri golave.

Mina shënoi në portën e vet kah fundi i ndeshjes për rezultatin përfundimtar 4:0 për Uruguain.

Uruguai pati fillim ëndrrash në Grupin C, të cilit i prin me tri pikë. Ekuadori është i fundit pa pikë. Pa pikë janë edhe Kili dhe Japonia, të cilat megjithatë nuk e kanë zhvilluar ende asnjë ndeshje në grup. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...