Suarez debuton në fitoren e Barcës

PUBLIKUAR

suarez-debuton-n-euml-fitoren-e-barc-euml-s_hd

Luis Suarez ka bërë debutimin tij me fanellën e Barcelonës derisa skuadra spanjolle mposhti skuadrën meksikane Leon në miqësoren e sotme të zhvilluar në Camp Nou.

Suarez zëvendësoi Rafinha Alcantara me 13 minuta të mbetura duke fituar duartrokitjet e publikut, por nuk u tregua i frytshëm në paraqitjen e parë që nga Kupa Botërore.

Uruguaiani erdhi te Barcelona muajin e kaluar nga Liverpooli për 94 milionë funte pasi u suspendua për katër muaj nga futbolli për shkak të kafshimit të Giorgio Chiellit në Botërorin e kësaj vere.

Megjithatë atij javën e kaluar iu lejua të stërvitet dhe të luajë në ndeshje jo-garuese, rast të cilin e shfrytëzoi trajneri Luis Enrique për t’i dhënë rast loje në takimin e sotëm. Megjithatë Suarez nuk arriti të shënojë, me disa prej lojtarëve të moshës së re që treguan veten.

Në të vërtetë ishte Lionel Messi ai që hapi serinë e golave pas vetëm tre minutash, me Neymar që shënoi dy të radhës (13’ dhe 43’). Dy golat tjerë u shënuan në emër të Munir El Haddadi (45’ dhe 78’), ndërsa një i fundit u shënua nga Sandro Ramires (90’). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...