Sturridge luan kundër Unitedit

PUBLIKUAR

Daniel Sturridge po i afrohet rikthimit në fushë pas dëmtimit të tij të gjatë që e la jashtë fushave të lojës për më shumë se katër muaj.

Sulmuesi 25-vjeçar u rikthye të enjten në stërvitje në “Melwood” duke iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit të “të kuqve”.

Sturridge ka munguar në tri ndeshjet e para të sezonit të Premier League, ashtu si edhe gjatë fazës parasezonale.

Megjithatë, sulmuesi anglez po punon shumë që të mund të rikthehet të luajë sa më shpejt teksa synon të jetë gati për sfidën e 12 shtatorit ndaj Manchester United.

Sezonin e kaluar Sturridge zhvilloi vetëm 18 ndeshje në të gjitha veprimtaritë, pas dëmtimeve të shumta. Që nga ndeshja e tij e fundit në prill, Sturridge ka qëndruar në SHBA për tu kuruar nga anëtarët e stafit mjekësor të “Boston Red Sox”.

Sturridge iu bashkua Liverpoolit në vitin 2013 për 12 milionë paund dhe ka shënuar 40 gola në 67 ndeshje me klubin anglez. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...