Stuhitë e ditëve të fundit e përplasin parashikuesin e motit në IHMK me Sylë Tahirsylajn

PUBLIKUAR

Koordinatori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, njëherësh edhe parashikues i motit, i ka reaguar ish-drejtorit të këtij instituti, Sylë Tahirsylajt, i cili akuzoi IHMK-në se nuk e paralajmëroi stuhinë e së hënës, pasi i mungojnë inxhinierët e meteorologjisë.

Aliu me një reagim e ka akuzuar Tahirsylën për mungesë vizioni përgjatë kohës së udhëheqësisë në IHMK. Sipas tij, ai e ka lënë institutin “me një teknologji primitive”.

“Ja vizioni i një ish drejtori i cili e pat lënë IHMK me nje teknologji primitive, me tri stacione manuele dhe me një staf tejet simbolik. Kemi pasur shum oferta nga jasht për të marr pjesë në trajnime sa i perketë fushës së meteorologjisë por i njejti gjithmonë i ka refuzuar me pretekstin se IHMK nuk i duhen njerez. Me ikjen e tij nga IHMK është bërë revulucion në teknologji dhe në trajnime, sepse i kemi ndjekur të gjitha, por ky numer kaq i vogel i punetoreve edhe sot na ka krijuar veshtiresi të papara dhe shtetet e rajonit po habiten se si mundemi me funksionu me ketë staf kaq simbolik”, thuhet në reagim.

Aliu thotë se Kosova është shteti me numrin më të vogël të punëtorëve të meteorologjisë në rajon. Sipas tij, në vend janë të punësuar vetëm 13 punëtor në IHMK, teksa në institutin përkatës të Serbisë 530 sosh.

Aliu tha se IHMK i ka paralajmëruar qytetarët shtatë orë para stuhisë të hënën.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...