Studimi, ftohja e zakonshme mund të sigurojë mbrojtje ndaj Covid-19″

PUBLIKUAR

Imuniteti natyral kundër një ftohjeje të zakonshme mund të ofrojë njëfarë mbrojtjeje edhe kundër Covid-19, sugjeron një studim.

Studimi i botuar në revistën shkencore ” Nature Communications” , përfshiu 52 individë që jetonin me dikë që sapo ishte infektuar me Covid-19.

Ata që kishin zhvilluar imunitet pas një ftohjeje  dukeshin më pak të prirur për t’u prekur nga Covid.

Ekspertët thonë se askush nuk duhet të mbështetet vetëm në këtë mbrojtje, duke theksuar sërish rëndësinë e vaksinës së Covid.

Studiuesit besojnë se gjetjet e tyre mund të ofrojnë një pasqyrë të dobishme se si sistemi imunitar mbrojtës i një trupi lufton virusin.

Covid-19 shkaktohet nga një lloj koronavirusi, dhe disa ftohje shkaktohen nga koronaviruse të tjera – kështu që shkencëtarët pyesin nëse imuniteti ndaj njërit virus mund të ndihmojë në mbrojtjen ndaj tjetrit.

Megjithatë  ekspertët paralajmërojnë se do të ishte  “gabim i rëndë” për qytetarët të mendojnë se kushdo që ka kaluar së fundmi një ftohje,  mbrohet automatikisht  edhe nga Covid-19.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...