Studim: Në këtë fushë të karrierës, femrat janë shumë më të afta se meshkujt

PUBLIKUAR

Një studim i ri i publikuar në “JAMA Internal Medicine” ka zbuluar se doktoreshat ofrojnë kujdes më të mirë ndaj pacientit sesa meshkujt doktorë.
Studimi ka zbuluar se pacientët e trajtuar nga doktoreshat kanë pasur përqindje shumë më të vogël të vdekjes, krahasuar me pacientët që ishin trajtuar nga doktorët meshkuj në të njëjtin spital, transmeton Telegrafi.

Një numër i madh i studimeve kanë analizuar diferencat mes gjinive në industrinë mjekësore, dhe kanë zbuluar se femrat janë më të prira se meshkujt t’i ndjekin të gjithë udhërrëfyesit klinik.

Sidoqoftë, studimi nuk e shpjegon atë se përse pacientët e trajtuar nga doktoreshat janë duke jetuar më gjatë.

Vlen të ceket se studimet e fundit gjithashtu kanë zbuluar se mesatarisht doktorët meshkuj fitojnë rreth 20,000 dollarë më shumë sesa femrat. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...