Studentja zbulon një “sekret” gjatë fjalës së diplomimit të saj

PUBLIKUAR

Një studente nga Teksasi i ka çuditur shokët dhe shoqet e saj, pasi gjatë fjalës së diplomimit zbuloi se është një emigrante e paligjshme.

Larissa Martinez u tha shokëve të saj se ajo është një nga 11 milionë qytetarët pa dokumente që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, pasi u largua nga shtëpia ku jetonte me një baba abuziv dhe pijanec në Meksikë.

18-vjeçarja, së cilës i është ofruar një bursë e plotë në Yale, tha se vendosi t’u tregonte shokëve të vërtetën në vend që të bënte një fjalim tradicional falënderimi, përcjell Shekulli.

“Emigrantët pa dokumente dhe ata me dokumente janë njerëz shumë të mirë. Ne jemi këtu pa dokumentacion për shkak se sistemi amerikan i emigracionit është thyer duke detyruar shumë familje të jetojnë me frikë”.

Ajo gjithashtu foli për planet e Donald Trump për të ndërtuar një mur kundër emigrantëve, që sipas saj janë të bazuara në “urrejtje dhe paragjykim”.

Martinez falënderoi nënën e saj gjatë fjalimit emocional, duke shtuar se i janë dashur vite për të gjetur guximin e për të zbuluar prejardhjen e saj.

 

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...