Student nga Lipjani nuk kanë të drejtën për aplikim në Konvikte

PUBLIKUAR

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë kohë edhe një muaj që të fillojnë vitin e ri akademik.

Shumica prej tyre edhe këtë vit do t’iu drejtohen konvikteve për banim, mirëpo jo të gjithë do të pranohen.

Në një prononcim për Infodirekt.tv, Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, bëri të ditur numrin e studentëve që do të pranohen këtë vit,  si dhe afatin për aplikim i cili,  sipas tij do të hapet në javën e parë të shtatorit, me 4 ose 7 shtator.

Sfishta, theksoi se kapaciteti i përgjithshëm është 3600 shtretër, aq sa do të jet edhe numri i studentë që do të pranohen.

“Kapaciteti i përgjithshëm do të jet 3600 shtretër edhe aq sa është numri i shtretërve do të jet edhe numri i studentëve që do të pranohen”, tha Sfishta.

Sipas tij edhe këtë vit do të jen kriteret e domosdoshme për pranim, të cilat duhet t’i plotësojnë studentët, duke filluar prej pikëve të arritura , notës mesatare si dhe largësisë prej 25 km larg kryeqytetit.

Ai, më tutje theksoi se të drejtën e aplikimit për pranim në konvikte, nuk do ta ken studentët nga komuna e Shtimës, Lipjanit dhe Obiliqit, për shkak të afërsisë me kryeqytetin.

Ndërsa i pyetur nga Infodirekt.tv në lidhje me konviktin numër 1, se a do të jet i hapur pas dëmtimeve të kulmit, të shkaktuara nga reshjet e shiut, Sfishta bëri të ditur se tashmë janë ndarë fondet për renoivimin e konviktit dhe së shpejti do të jet në funskion.

“Konvikti numër 1, do të jet në funskion. Dje janë alokuar fondet e mjaftueshme për renovimin e konviktit dhe ne jemi duke zhvilluar procedura të përshpejtuara në mënyrë që renovimi të filloj mënjëher dhe studentëve t’ju përgatisim këtë konvikt për banim”, theksoi Sfishta.

E një dukuri tjetër e cila zakonisht ka qenë e pranshime në konvikte, është banimi ilegal i studentëve, për çka Sfishta ka paralajmëruar ndëshkimin e studentëve të rregullt, të cilët lejojnë ilegalizime të tilla.

” Në momentin që pranohen studentët ne i kemi inspektimet çdo javë. Studentët kanë qenë të informuar dhe d o të informohen që në rast se e gjejmë ndonjë student ilegal, atëher pëson ai studenti i rregullt i cili mungon.

Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që ta eleminojmë këtë dukuri të banimit ilegal në konvikte” shtoi për më tepër Sfishta./Infodirekt.tv/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...