Strootman: Roma e do ‘tripletën’

PUBLIKUAR

Kevin Strootman ka thënë se Roma dëshiron ta fitojë Scudetton, Ligën e Evropës dhe Kupën e Italisë.

Mesfushori holandez mungoi në pjesën më të madhe të dy sezoneve të kaluara, si pasojë e lëndimit të gjurit, por këtë edicion është kthyer dhe objektivat e tij janë të mëdha.

“Scudetto apo Europa League? Nuk ka nevojë të zgjedh, sepse duam t’i fitojmë të dyja garat. Po ashtu, edhe Kupën e Italisë. Natyrisht, nuk do të jetë lehtë”.

“Në Europa League duhet të luajmë kundër ekipeve që do t’i zënë vendet e treta në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Duhet të luajmë ndaj ekipeve të forta, por qëllimi ynë është që të shkojmë sa më larg duke i marrë ndeshjet një nga një”.

“Juventusi? Nuk jam i interesuar që të flas për Juventusin. Është ekip i shkëlqyer që i ka fituar pesë Scudetto radhazi, por Roma dhe unë duam të flasim për veten”, ka theksuar Strootman. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...