Strama: Interi rival direkt i Juves për titull

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ndjen se Interi i është afruar shumë Juventusit për nga cilësia.

Stramaccioni beson se Interi dhe Roma mund të sfidojnë që të dy për titull.

“Distanca mes klubeve dhe Juventusit është zvogëluar, por Bianconerët janë gjithmonë përpara”.

“Ata tash i kanë marrë dy sulmuesit e rinj më të mirë, Zazan dhe Dybalan, bashkë me një sulmues ekspert si Mandzukic”.

“Roma ishte pranë Juventusit falë Sabatinit, por me transferimet e reja sërish Roma do t’ia dalë që të konkurrojë”.

“Interi? Ka transferuar lojtarë të jashtëzakonshëm si Jovetic dhe Kondogiba dhe po ashtu ka përparësinë e të mos garuarit në Evropë, andaj e shoh konkurrent të fortë për titull krahas Romës dhe Juventusit”, potencoi Stramaccioni. /Telegrafi:

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...