Strakosha ka kërkuar falje për paraqitjen kundër Salzburgut, që i kushtoi Lazios me eliminim nga Europa League.
Lazio e nisi mirë sfidën e dytë në Austri duke kaluar të parët në epërsi, por më pas pësuan deri në fund katër gola – që të gjitha u shënuan në pjesën e dytë, tre nga minuta e 72’ deri në atë të 76’.
Në portë për Lazion ishte portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili ndjen se gabimi që bëri te goli i dytë ndryshoi krejtësisht ndeshjen.
“Djelmoshat bën gjithçka që ishte e mundur. Ishte gabimi im te goli i dytë dhe ajo ndryshoi gjithçka, ndryshoi krejtësisht rrjedhën e ndeshjes”, u shpreh Strakosha.
“Është me të vërtet zhgënjyese që u eliminuam në këtë mënyrë. Pasi shënuam, pësuam shumë shpejt golin e barazimit dhe ndoshta kjo disi na frikësoj. Në atë moment, duket sikur ne u ndalëm (së luajturi)”. Deklaroi Strakosha. /Gazeta Express/


