Strakosha flet si lider: Të mos demoralizohemi, treguam se jemi të fortë

PUBLIKUAR

Në ndeshjen e kaluar, në ‘Allianz Stadium’, Thomas Strakosha bëhej hero me atë penallti të pritur pikërisht ndaj Dybalës, në minutat shtesë të takimit, duke i dhënë Lazios 3 pikët në transfertën ndaj Juventusit.

Sot në ‘Olimpico’, portieri shqiptar i bardhekaltërve nuk arriti të bëjë të njëjtën gjë, në gjuajtjen e Dybalës në minutën e 93-të, që përfundoi në këndin më të largët të portës.

Gjithsesi, portieri shqiptar i Lazios mori rolin e liderit pas ndeshjes dhe bëri thirrje që skuadra të mos demoralizohet dhe të vijojë të japë maksimumin.

“Zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë, ndonëse vinim pas një 120-minutëshi shumë impenjativ të mërkurën dhe përballë sot kishim kampionët në fuqi. Mund të them se Juventusi nuk e meritoi fitoren, për atë që dha në fushën e lojës, por fati këtë herë ishte me ta. Ne nuk duhet të demoralizohemi, por të vijojmë të japim maksimumin, pasi edhe sot treguam se jemi shumë të fortë”, u shpreh Strakosha. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...