Në konferencën për media, pjesë e së cilit është Sekratari i NATO’s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri Isa Mustafa, është folur për gjendjen e Kosovës për të cilën sekretari tha se KFOR’i do të vazhdojë të qëndroj në Kosovë
Sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg, është shprehur se stabiliteti në rajon është i rëndësishëm edhe për Europën, duke shtuar se KFOR’i është një aktor i rëndësishëm i rajonit.
Sekretari foli edhe për FSK’në, për të cilën tha se NATO’ja nuk vendosë për këtë strukturë, por vendosë vetë Kosova.
“NATO është e përkushtuar ndaj ruajtjes së stabilitetit në Kosovë. Ne nuk vendosim për këtë strukturë, vendosë vetë Kosova:, ka thënë shefi i NATO’s./GazetaExpress/


