Stojkoviç: Mos i fyeni shqiptarët, ata na pritën si miq

PUBLIKUAR

Portieri i Partizanit të Beogradit, Vladimir Stojkoviç ka kërkuar nga tifozët e skuadrës së tij që të jenë të përmbajtur dhe të respektojnë skuadrën kundërshtare.

Vladimir Stojkoviç kërkon që t’u kthehet mikpritja shqiptarëve, sepse ata nuk kishin asnjë problem në Shqipëri.

“Mesazhi është i qartë: ne duhet të organizojmë mbi të gjitha një ndeshje sa më normale. Duhet të vlerësojmë se si shqiptarët silleshin ndaj nesh në ndeshjen që luajtëm dy javë më parë”, tha fillimisht Stojkoviç gjatë një konference për media.

“Ne nuk kemi përjetuar asnjë moment të pakëndshëm në Shqipëri. Unë do t’u kërkoj të gjithë tifozëve të mbushin stadiumin dhe të mbështesin ekipin brenda normave. Nuk ka pse të na lëndoni, sepse Partizani është mbi të gjitha”, vazhdoi ai.

“Çdo mosbindje do të dënohet nga UEFA. Duhet të gëzohemi të gjithë bashkë për fitoren, por tifozët të jenë të përmbajtur. Nuk kanë punë me kundërshtarin. Jemi nën vëzhgim për këtë takim dhe rrezikojmë shumë”, tha në fund Stojkoviç.

Ndeshja ndërmjet Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut do të zhvillohet nga ora 19:00 në kuadër të Europa Leagues. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...