Stojanoviq: Për FAK-un s’na ka pyetur kush

PUBLIKUAR

Deklarata, që i kanë dhënë përfaqësuesit e partive të koalicionit, por edhe vetë presidenti, Hashim Thaçi, se shumë shpejt Kosova do ta ketë ushtrinë e saj që të jetë e standardeve të NATO-s po dalin të jenë vetëm “fasadë” politike.

Kjo, pasi asnjëri nga liderët e koalicionit nuk ka biseduar me Listën Serbe për t’i harmonizuar qëndrimet rreth ndryshimeve kushtetuese, që janë të nevojshme për transformimin e FSK-së në FAK.

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Branimir Stojanoviq, ka thënë se qëndrimi i kësaj liste nuk ka ndryshuar sa i përket transformimit të FSK-së.

Megjithatë, ai thotë se për çështjen e ushtrisë janë të gatshëm të bisedojnë me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, por vetëm në takim zyrtar e jo përmes medieve. Kështu ai ka lënë të kuptohet se këtij subjekti politik asnjëherë nuk i është kërkuar mbështetja për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Një gjë e tillë nuk është hedhur poshtë nga Zyra e Kryeministrit. Ndërsa përfaqësuesit e partive opozitare në vend thonë se deklarimet dhe premtimet për formimin e ushtrisë janë bërë vetëm për konsum ditor dhe se Qeveria nuk po angazhohet në këtë drejtim.

“Ne jemi në dispozicion të flasim, jo nëpërmes mediave, siç po bëhet tani, por në mënyrë shumë konstruktive, në zyrë, ashtu siç bëhet kjo punë”, ka thënë Stojanoviq. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...