Steven Gerrard mendon se Liverpooli i ka krijuar shumë probleme

PUBLIKUAR

Steven Gerrard mendon se Liverpooli i ka krijuar shumë probleme vetës në garën për titullin e kampionit të Premierligës, pas humbjes shokuese në “Anfield”

Liverpooli e nisi sfidën si favorit i padiskutueshëm ndaj Swanseas në “Anfield”, por gjërat nuk dolën ashtu siç edhe u parashikuan, ku pësuan humbje 2:3.

Swansea City, në krye me ish asistentin e Carlo Ancelottit, Paol Clement, mori tre pikë për herë të parë në histori në fushën e Liverpoolit, teksa këta të fundit humbën në shtëpi pas 25 ndeshjeve, transmeton Gazeta Express.

Këtë nuk e ka pritur mirë as legjenda e këtij klubi Steven Gerrard, sipas të cilit, tani Liverpooli do ta ketë shumë më të vështirë për të luftuar për titull.

“Tani do të jetë edhe më vështirë për ta, që duhet edhe shumë punë për t’u bërë”, tha ai fillimisht për BT Sport.

“Kjo humbje është shokuese për ta dhe në zhveshtore tani do të jetë shumë e vështirë për lojtarët, të cilët duhet motivuar”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...