aheem Sterling dëshiron të largohet nga Manchester City. Barcelona e ndjek lojtarin që një kohë dhe është opsion real për janarin.
Raheem Sterling është i hapur për t’u larguar nga Manchester City, derisa zbuloi se do të dëshironte të luajë “jashtë vendit”.
Sterling është pjesë e Man City që nga viti 2015 kur u ble për mbi 60 milionë euro, por këtë edicion nuk ka qenë zgjedhja e parë e Pep Guardiolës që po i tregon ditë pas dite se më nuk është në planet e tij.
Lojtari tashmë ka bërë hapin dhe i mbetet klubeve që të reagojnë, teksa raportohet se është një opsion real i Barcelonës.


