Statovci : 70 përqind e konsumatorëve nuk preken me tarifat e reja të energjisë

PUBLIKUAR

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se tarifat e reja të miratuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk i prekin 70 përqind e konsumatorëve në vend.

“Kanë qenë tri lëvizje që janë bërë pas propozimit të ZRreE-së: bllok tarifa ka shkuar nga 600 kilovat në 800, çmimi nga 14 cent ka rënë në 12.52 cent dhe zvogëlimi i numrit të përgjithshëm të konsumatorëve që preken”, është shprehur Statovci.

“Janë 30 përqind e konsumatorëve që preken e të cilët janë ata që shpenzojnë më shumë energji”.

Statovci në Rubikon ka thënë se situata aktuale është e padëshirueshme por që nuk është prekur vetëm Kosova.

“Kriza ka prekur edhe vendet e rajonit edhe shumë vende të fuqishme. Goditja pandemike, situata gjeopolitike dhe të tjera kanë bërë që të ketë ngritje të çmimit”.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...