Statistikat tregojnë se barazimi mes Barçës dhe Realit ishte shumë i drejtë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Gjysmëfinalja e parë në Kupën e Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridi përfundoi baras, dhe derisa të dy ekipet vazhdojnë të argumentojnë dhe pohojnë përse fitorja është dashur t’u takojë atyre, fakti qëndron se barazimi ishte rezultati më i drejtë i mundshëm në Camp Nou.

Statistikat pas përfundimit të ndeshjes tregojnë se gjithçka ishte e balancuar. Secili ekip e shënoi nga një gol, të dy skuadrat patën nga 11 goditje në portë dhe nga tri goditje nga këndi, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, Barcelona pati 12 harkime në zone, krahasuar me 14 sa pati Real Madridi.

Skuadra e Santiago Solarit do t’i mbajë në mend dy rastet e humbura nga Vinicius Junior dhe Gareth Bale. Barcelonë, në anën tjetër, mund ta drejtojë gishtin kah shtylla që e goditi Ivan Rakitic dhe Keylor Navasi që ua priti gjuajtjet Luis Suarezit dhe Malcomit.

Madje edhe në mbrojtje të dy ekipet ishin të barabarta. Madridi bëri 17 ndërhyrje të palejuara, ndërsa Barça 16. Skuadra e Ernesto Valverdes i rikuperoi 57 topa, ndërsa ajo vizitore 61.

Barcelona, megjithatë, pasi posedim më të mirë të topit, por të dy skuadrat humben topa njëlloj: 116 Barça, 115 Reali.

Në Santiago Bernabeu do të vendoset se kush kalon në finale të Kupës së Mbretit dhe Real Madridi do ta ketë përparësinë e barazimit në udhëtim dhe terrenin vendas më 27 shkurt. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...