Statistikat thonë se Verratti është mesfushori më i kompletuar në botë

PUBLIKUAR

Marco Verratti nuk është ne mesin e mesfushorëve më të spikatur, por kur vjen puna te statistikat e tij, ato janë mbresëlënëse.

Askush nuk mund të dyshojë se mesfushori italian është në mesin e më të mirëve në botë, por ai nuk e ka marketingu si të N’Golo Kantes, Kevin de Bruynes, Toni Kroosit, madje as si të Paul pogbas.

Megjithatë, grafika e Stas Bomb tregon më së miri aftësitë e Verratit si në pjesën defanzive, ashtu edhe në atë ofanzive te Paris Saint-Germian.

Mesfushori 26-vjeçar e përfundoi sezonin e kaluar më 91% të saktësisë së pasimeve, mirëpo ka mbetur pas mesfushorëve si Kroos dhe Alcantara, derisa është para Busquetsit dhe Pogbas.

Verratti po ashtu është përfshirë edhe në 1.2 gola për ndeshje, e që e bënë padyshim më të dalluarin te kampioni i Ligue 1.

Lojtarët më të paguar italianë – nga El Shaarawy deri te ChielliniLojtarët më të paguar italianë – nga El Shaarawy deri te Chiellini

Italiani ka në statistikat e veta edhe 0.2 pasime në drejtim të portës kundërshtare për ndeshje, e që nuk është e keqe, duke shikuar se ai luanë më thellë se organizatorët e tjerë.

Maestro i mesfushës së PSG-së ka bërë në sezonin e kaluar edhe 4.71 ndërhyrje në çdo përballje, për ta kthyer posedimin e topit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...