Statistikat e thonë: Ronaldo më i dobët se në pesë vitet e fundit!

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo gjuajti 13 herë në drejtim të portës së Malagës, por nuk arriti të shënonte.

Gjithsesi, ai prapë është golashënuesi më i mirë i La Liga-s, falë pesëgolëshit kundër Espanyolit.

Por, sulmuesi portugez ka bërë sezonin e tij më të keq nga pesë të fundit.

Në sezonin 2009-2010, ai shënoi vetëm tre gola pas gjshtë takimesh. Nga ndeshja e javës së gjashtë (2 gola ndaj Deportivos), deri në atë të dhjetë, ai shënoi po aq gola, transmeton Telegrafi.

Vitin e kaluar, në këtë kohë ai kishte realizuar dhjetë gola, edhe pse nuk luajti në ndeshje e dytë të La Liga-s për shkak dëmtimi.

Në 2013-2014, ai shënoi një gol më shumë sesa ka aktualisht.

Statistika e tij do të ishte më e ulët në 2012-2013 (gjashtë gola në gjashtë takime) nëse nuk do të realizonte tripletë në takimin e gjashtë kundër Deportivos.

Në 2011-2012, ai shënoi shtatë gola në gjashtë ndeshjet e para. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...