Statistikat e Moratas më të mira se të BBC (Foto)

PUBLIKUAR

Alvaro Morata ka statistika më të mira se sa treshja e BBC, Cristiano, Benzema dhe Bale

Për trajnerin Zinedine Zidane, Alvaro Morata është vetëm zgjedhja e katërt në sulm pas treshes, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale.

Por, statistikat e spanjollit janë më të mira se sa të BBC, nëse marrim parasysh kohën që ka luajtur dhe golat që ka shënuar, shkruan AS.

Morata ka luajtur vetëm 1.352’ minuta, ku ka shënuar 13 gola në total, apo një gol çdo 104 minuta.

Në vendin e dytë është Ronaldo, i cili ka luajtur 2.853’, ka shënuar 24 gola, apo një gol çdo 119 minuta.

Benzema ka luajtur 2.237’, ka shënuar 15 gola, apo një gol në çdo 149 minuta, ndërsa Bale ka luajtur 1.562’, ka shënuar 9 gola, apo një gol në çdo 173 minuta.

Mbetet të shihet nëse në fazën finale të edicionit Zidane do të ndërrojë mendje dhe do të përdorë më shumë Moratan. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...