Pritjes së gjatë tashmë i ka ardhur fundi, Gareth Bale është ftuar për ndeshjen ndaj Espanyol dhe mund t’i ketë disa minuta në dispozicion
Gareth Bale është lojtarë shumë i rëndësishëm për ekipin e Zinedine Zidane, pavarësisht se në mungesë të tij (88 ditë) ia kanë arritur të mbajnë pozitën e parë në La Liga, derisa janë me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Se sa i rëndësishëm është ai për Realin e tregojnë edhe këto statistika të publikuar nga “OptaJose”, ku uellsiani është përfshirë në 30 gola në 27 ndeshjet e tij të fundit me Los Blancos (22 gola e tetë asistime). /Express/



