Stallone tregon se sa e kishte të vështirë të luante në vazhdimin e fundit rreth Rambos

PUBLIKUAR

Janë publikuar pamjet e para të vazhdimit të pestë dhe të fundit të filmit për legjendarin John Rambo, me titull “Rambo: Last Blood”.

Sylvester Stallone ishte 35 vjeçar kur u xhirua filmi i parë për Rambon (“First Blood”), ndërsa tash është 72 vjeçar.

Megjithatë, aktori ka pohuar përmes rrjeteve sociale se nuk ishte e lehtë që të xhirojë filmin më të ri dhe të fundit rreth luftëtarit Rambo.

“Ishte një film shumë i vështirë për tu bërë, por kështu më pëlqen. Sepse në qoftë se nuk keni dhimbje, ju nuk jeni duke u përpjekur mjaftueshëm. Ata shkruan të parin, unë të fundit”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale artisti.

Regjinë e filmit e ka bërë Adrian Grunberg, kurse skenarin e ka shkruar vet Stallone në bashkëpunim me Matt Cirulnick.

Paz Vega, Louis Mandylor, Sheila Shah, Yvette Monreal, Oscar Jaenada, Sergio Peris-Mencheta, janë disa prej aktorëve të tjerë të “Rambo: Last Blood” që do të jepet premierë në muajin shtator të këtij viti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...