Stafi i sigurisë së ambasadës së SHBA-së dhe Policia e Kosovës trajnohen për përdorim të armëve

PUBLIKUAR

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka falënderuar Policinë e Kosovës, për mbështetjen ndaj gatishmërisë për sigurinë e kësaj ambasade.

Në njoftimin e ambasadës shtohet se rojet e saj, stafi i sigurisë dhe Rojet Detare të Sigurisë bashkë me policinë e Kosovës, kanë bërë trajnim në përdorimin e armëve.

‘‘Faleminderit Policisë së Kosovës për mbështetjen ndaj gatishmërisë për siguri të Ambasadës së SHBA-së dhe për mundësimin e përdorimit të poligonit të tyre të qitjes për kualifikimet me armë. Rojet e ambasadës, stafi i sigurisë dhe Rojet Detare të Sigurisë të SHBA-së, së bashku me oficerët e #PoliciaeKosovës të caktuar për mbrojtjen e Ambasadës, ruajtën aftësinë e tyre në përdorimin e armëve. Ky trajnim përmirëson gatishmërinë në rast emergjence, forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, dhe ndihmon në mbajtjen e sigurisë së Ambasadës dhe vendeve tona’’, ka shkruar ambasada. /GazetaExpress

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj kujton 1 Tetorin 1997: Rinia studentore dhe profesorët u bënë simbol i rezistencës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestën studentore të 1 Tetorit 1997, duke...

Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur...

Kurti: Sot nisin takimet me opozitën, për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do të nisin komunikimet për...