Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestën studentore të 1 Tetorit 1997, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në historinë e përpjekjeve të shqiptarëve për liri.
Haradinaj ka thënë se atë ditë, studentët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës u bënë simbol i rezistencës ndaj padrejtësive dhe shtypjes.
“Historia e shqiptarëve është histori përpjekjesh të pandalura për liri. 1 tetori 1997 shënon një moment historik në të cilin rinia studentore dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës u bënë simbol i rezistencës ndaj padrejtësive dhe shtypjes ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, protesta e 1 Tetorit shënoi një moment të rëndësishëm që ndikoi në forcimin e vendosmërisë së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.


