Stacioni Policor i Komunës së Lipjanit, prezantoi raportin e punës për vitin 2014

PUBLIKUAR

20 shkurt 2015- Sot në Sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Lipjanit, zëvendëskomandanti i Stacionit Policorë në Komunën e Lipjanit, Metush Jashari, prezantoi raportin e punës për vitin 2014.

Zëvendëskomandanti Jashari, para kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, zyrtarëve të tjerë komunalë si dhe përfaqësuesve të institucioneve publike të Komunës së Lipjanit, i ka njoftuar të pranishmit për punën e stafit policorë të Lipjanit, rezultatet e arritura, duke dhënë analiza dhe vlerësime, krahasime të veprave penale me vitin paraprak, vlerësimin e punës së njësive dhe individëve, si dhe ka prezantuar planifikimin e punës për vitin 2015.

Zëvendëskomandanti Jashari, tha se, gjykuar sipas numri të rasteve të proceduara në vitin 2014 në stacionin policorë të Lipjanit, raporti është pothuajse i përafërt me atë të vitit 2013.

Ai tha se për Stacionin Policorë të Lipjanit, objektiv do të jetë, parandalimit i krimit, ngritja e zbulueshmërisë së veprave penale, ngritja e besueshmërisë dhe bashkëpunimi dhe komunikimi i vazhdueshëm me qytetarë. Po ashtu zëvendëskomandanti Jashari, ka përmendur sukseset, vështirësitë dhe sfidat me të cilat është ballafaquar stacioni policorë i Lipjanit.

“ Është shumë e rëndësishme për ne që gjatë vitit 2014, kemi arritur që më sukses t’i përmbushim kënaqshëm të gjitha obligimet tona që kanë të bëjnë me ofrimin e sigurisë, bashkëpunimin me qytetarë dhe institucione lokale, qendrore “, ka theksuar ai, duke shtuar se, gjatë punës së vitit 2014 ka pasur edhe sfida por të cilat janë tejkaluar së bashku.

Ndërsa, kreu komunal, Imri Ahmeti, tha se përkundër faktit disa ngecjeve të vogla, megjithatë siguria në komunën e Lipjanit është e qetë dhe stabile. E gjithë kjo e arritur është rezultat i punës së personelit të Stacionit Policorë të Lipjanit, por duke mos anashkaluar edhe qytetarët që kontribuuan për gjendjen që kemi në çdo aspekt.

Kryetari Ahmeti , në veçanti theksoi se situata e qetë e krijuar në komunën e Lipjanit është produkt i bashkëpunimit me Stacionin Policorë, me kontakte ditore, raporte, si dhe takimet e rregullta me KKSB-në. Po ashtu, kryetari Ahmeti në fund të prezantimit të raportit nga zëvendëskomandanti i Stacionit Policorë të Lipjanit, Metush Jashari, ka nderuar me mirënjohje për kontributin dhe të arriturat që ka shtuar Stacioni Policorë i Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...